E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset në Maqedoni për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të Presidentit Gjorgje Ivanov.

11 maj 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit shqiptar u nis sot drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga Presidenti i zgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

I ftuar nga Kreu i ri i shtetit maqedonas, Presidenti Topi do të jetë nesër i pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së bashku me homologë të tjerë nga rajoni dhe më gjerë si Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i Serbisë Boris Tadiç, i Bullgarisë Georgi Parvanov, etj.

Presidenti Topi do të zhvillojë edhe një takim të veçantë me Presidentin Gjorgje Ivanov në residencën zyrtare të Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›