Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit Juela Meçani
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të vrasjes në detyrë të mjekut radiolog Fatmir Thaçi, si një akt kriminal tejet tronditës dhe të shëmtuar. Kryeminstri Berisha ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të merren të gjitha masat e duhura për të garantuar jetën e veprimtarinë e punonjësve të shëndetësisë. Gjithashtu, kryeministri Berisha, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që ndaj autorit të këtij akti të rëndë kriminal, të japë dënimin më të ashpër ligjor.
02/10/2009