Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave lidhur me bojkotin e Kuvendit nga opozita.

2 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në përfundim të ceremonisë së diplomimit të brezit të tretë të studentëve të Shkollës Shqiptare të Politikës u pyet nga gazetarët për ndonjë koment lidhur me vendimin e opozitës për të bojkotuar Kuvendin. Në përgjigje të këtij interesimi, Kryetari i Shtetit u shpreh:
“Unë kam pasur një parim dhe vetë kur isha në politikë nuk e komentoja vendimmarrjen e opozitës, apo të mazhorancës kur ne ishim në opozitë, aq më shumë sot që jam President. Mesazhin tim e keni pikërisht në momentin e inagurimit të Parlamentit të ri. Aty është një koncetrat i gjithçkaje që unë kam menduar dhe vazhdoj të mendoj. Përgjigjen e keni në mesazhin që unë kam dhënë. Unë, asnjë herë nuk kam qenë për bojkot, asnjëherë në jetën time”.