E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së kryeministrit, znj. Juela Meçani

Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një letër falënderimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha për mesazhin e urimit me rastin e inagurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën e tij Presidenti Obama shkruan:

“I dashur zoti Kryeministër!

Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inagurimit tim.

Me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit.

Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme.

Sinqerisht juaji,

Barak Obama


13/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›