E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË BASHKISË BELSH, TË QARKUT TË ELBASANIT

V E N D I M

PER

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË BASHKISË BELSH, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Belsh, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Belsh, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.19, datë 9.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në bashkinë Belsh, të qarkut të Elbasanit”.

  2. NGarkohet Ministria e  Brendshme dhe bashkia Belsh për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

 

SALI BERISHA


12/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›