V E N D I M PER MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË KOMUNËS ZALL-HERR, TË QARKUT TË TIRANËS
PER
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË KOMUNËS ZALL-HERR, TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Zall-Herr, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Zall-Herr, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.915, datë 29.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Zall-Herr, të qarkut të Tiranës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Zall Herr për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA
12/03/2009