E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN PaJOVË, TË QARKUT TË ELBASANIT

V E N D I M  PER

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN PaJOVË, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1.  Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që  janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Pajovë, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 30 (tridhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 182 (njëqind e tetëdhjetë e dy).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K r y e m i n i s t r i

 

SALI  BERISHA


12/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›