E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Pogradecit me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, z.Arbër Xhaferri. Gjatë këtij takimi, bashkëbis

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Pogradecit me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, z.Arbër Xhaferri.
Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet në rajon, si edhe mbi rolin që duhet të luajnë shqiptarët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, duke u bërë pjesë e integrimit euroatlantik. Kryeministri Nano dhe z. Xhaferi kanë biseduar edhe për situaten zgjedhore në Maqedoni, si edhe per pregatitjet që subjektet politike po bejnë për këto zgjedhje.
Duke u shprehur në lidhje me ndonjë incident të ndodhur ditët e fundit,Kryeministri Nano dhe Kryetari i PDSH-së së Maqedonisë, z.Xhaferri theksuan se ato janë momente kalimtare, të cilat nuk cënojnë aspak frymën e bashkëpunimit që Shqipëria ka dhe kërkon të nxisë me Maqedoninë, si edhe me vendet e tjera të Ballkanit.
Në fund të takimit kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i PDSH- së Arbër Xhaferri, kanë dhënë një konferencë për shtyp për mediat e pranishme në këtë takim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›