E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësi i Ministrise se Punëve të Jashtme, lidhur me një shkrim të botuar në gazetën RD të datës 10.09.2002, deklaron se artikulli është spekulativ. Pas verifikimit të bërë, nga an

Zëdhënësi i Ministrise se Punëve të Jashtme, lidhur me një shkrim të botuar në gazetën RD të datës 10.09.2002, deklaron se artikulli është spekulativ.
Pas verifikimit të bërë, nga ana e Ministrise se Punëve të Jashtme, rezulton se z. Spartak Braho, me cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin Popullor, në datën 20.03.2002 është paraqitur pranë Drejtorisë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ka kërkuar nderhyrjen per vizë për dy persona, duke paraqitur një ftesë, e cila i drejtohej një grupi deputetesh dhe personalitetesh te larta politike, ndër të cilët edhe zotit Ilir Meta. Ftesa ishte bërë nga fondacioni italo-shqiptar "Betanja" per pjesemarrje ne një aktivitet dhe koncert bamirësie, i cili do të zhvillohej në Bologna të Italisë, në datën 22 mars 2002, në ndihmë të fëmijëve të policëve të vrarë shqiptarë.
Sipas Deputetit Braho, ndërhyrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme eshte kërkuar për shkak të kohës së kufizuar që kishte në dispozicion per te marre pjese ne kete aktivitet.
Drejtoria Konsullore ka vepruar në këtë rast në bazë të procedurës dhe praktikes së paracaktuar duke u bazuar ne ftesen e paraqitur dhe referimin e Deputetit Braho.
Zedhenesi i Ministrisë i Punëve të Jashtme deklaron se Zoti Ilir Meta nuk ka qenë në dijeni për këtë ndërhyrje te Deputetit Braho, nuk ka marrë pjesë në këtë aktivitet, si edhe nuk ka pasur asnjë lidhje me personat, për të cilët flet gazeta RD në numrin e sotëm.
Nisur nga ky rast jo i pëlqyeshëm, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Ilir Meta ka urdhëruar Drejtorinë Konsullore pranë kësaj Ministrie të forcojë më tej procedurat e paraqitjes se notave, në mënyrë që në të ardhmen të evitohen situata dhe spekullime te tilla.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›