Deklaratë raciste e deputetit belg për shqiptarët

Nuk është hera e parë që termi shqiptar përdoret në forma fyese. Deputeti belg dhe njëherësh edhe anëtar i këshillit bashkiak të Antwerp, Jurgen Verstrepen ka thënë “Merrni një shqiptar ta vrasë pedofilin”.
Të përditshmet në Belgjikë kanë vënë këto fjalë në kryetitujt e gazetave të tyre të thëna nga një figurë publike si Jurgen Verstrepen pas një çështjeje delikate ku gjyqi liroi me kusht bashkëshorten e një njeriu të akuzuar për abuzime seksuale me fëmijët. Fjala është për lirimin e bashkëshortes së pedofilit vrasës Marc Doutroux, i cili kishte dhunuar 6 fëmijë pastaj kishte vrarë 4 nga prej tyre.
“Erdha të shoh se ku e kanë sjellë kafshën e egër. Do mbledhim para të paguajmë një shqiptar që të vrasë këtë bishë”, ka deklaruar Jurgen Verstrepen i cili ishte bashkangjitur disa protestave ku ishin mbledhur për të kundërshtuar lirimin e të akuzuarës.
Më vonë duke nxitur popullin që të sulmonin bashkëshorten e pedofilit e cila ishte e mbyllur në një manastir pasi u lirua pak ditë më parë nga burgu, Jurgen Verstreppen e thjeshtëzoi shprehjen.
“Po do e bëjmë, do e vrasim atë, por jo me shqiptarë sepse ata janë tepër të shtrenjtë, ne do paguajmë një të droguar i cili do e bënte krimin vetëm për të pasur pak drogë”, foli anëtari i parlamentit flamand para kamerave.