E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: S`jap dorëheqje

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka përsëritur të enjten se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga posti i presidentes.

Jahjaga këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sipas presidentes, nëse ajo do të jepte dorëheqje nga postoi i presidentes atëherë vendi do të shkonte në një krizë institucionale.

Për më tepër, Jahjaga tha se askund, as në marrëveshje dhe as në rezolutë nuk parashikohet dorëheqja e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›