E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Romni fjalim para Konventës

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Mit Romni, do të mbajë sot fjalimin e tij në kuadër të Konventës së Partisë Republikane.

Të mërkurën, aftësitë e Romnit dhe vizioni i tij politik janë lëvduar nga kandidati i tij për nënpresident, Poll Rajan.

Po dje, politika e jashtme e presidentit Barak Obama është vënë nën pikëpyetje nga senatori Xhon Mekejn, i cili është mposhtur nga Obama më 2008, ashtu si edhe nga Kondoliza Rajs, e cila ka qenë sekretare e shtetit nën presidencën e Xhorxh Bushit.

Konventa e Republikanëve po mbahet në Tampa të Floridës.Sondazhet e opinionit tregojnë një garë të ngushtë në mes të Obamës dhe Romnit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 6 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›