E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Mbështetja e SHBA-së, e domosdoshme për Kosovën

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është jashtëzakonisht e domosdoshme për zhvillimet pozitive në Kosovë, qoftë në planin e rendit dhe ligjit, në planin politik dhe atë ekonomik, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, në takimin e parë me Ambasadoren e re të SHBA-ve në Kosovë, Trejsi An Xhejkobson.

Mëtutje, siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, zoti Kuçi është shprehur se institucionet dhe populli i Kosovës janë shumë mirënjohës për ndihmën që kanë marrë nga SHBA.

Hajredin Kuçi e ka uruar zonjën Xhejkobson për postin e ri dhe ka shprehur gatishmëri të qeverisë për bashkëpunim të plotë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.

Ambasadorja Xhejkobson ka siguruar ministrin Kuçi se SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të fortë për institucionet e Kosovë dhe në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë përmes USAID-it, por edhe përmes Departamenti të drejtësisë.

Në këtë takim, u bisedua edhe për shkëmbimin e letrave që institucionet e Kosovës duhet të kenë me BE-në lidhur me mandatin e EULEX-it, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen bindjen së shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje përfundimtare për mandatin dhe funksionalitetin e këtij misioni, njofton Ministria e Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›