E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Protesta dhe zgjedhje te parakohshme per te larguar Berishen

Kryesocialisti Rama reagoi dje pas pergjigjes qe PD-ja i beri ofertes se tij per hetimin e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Rama u shpreh i pakenaqur nga pergjigja e demokrateve ndersa tha se opozita do te ngrihet ne protesta per te larguar qeverine. Shqiperia paguan nje cmim qe nuk e meriton per shkak te keqqeverisjes dhe ne do te ngrihemi ne nje vale te re protestash per ta larguar kete qeveri duke kerkuar zgjedhje te reja te parakohshme si e vetmja menyre per tu dhene nje pergjigje te gjitha problemeve qe sot jo vetem nuk zgjidhen por behen perdite e me te renda u shpreh Rama gjate nje deklarate per mediat vetem pak minuta pas perballjes me kryeministrin Berisha per kompleksin e ri parlamentar. Per kryetarin socialist pergjigjja qe PD-ja i ktheu ofertes se tij ishte ne kundershtim me rezoluten e Parlamentit Europian. Ne beme nje oferte nje oferte te re per nje zgjidhje te krizes duke i hapur rruge transparences ne nje pike kompromisi qe reflekton mot mot rezoluten e Parlamentit Europian. Bindja jone eshte qe qeveria nuk e ka lexuar oferten sepse pergjigjja e dhene eshte nje pergjigje e njohur nje pergjigje e vjeter nje pergjigje per te mos u pergjigjur. Une bej apel qe oferta jone e re te lexohet dhe te pranohet sepse pasqyron vullnetin e Parlamentit Europian ne funksion te zgjidhjes se krizes ne Shqiperi dhe reflekton domosdoshmerine per transparence permes kompromisit u shpreh Rama. Sipas tij kryeministri nuk pranon te hape kutite pasi e di mire se cka ne to. Ne do ta vazhdojme perpjekjen tone do bejme cdo perpjekje por e dime e dime fare mire pse qeveria refuzon te beje kompromis dhe ti hape rruge transparences sepse qeveria ka vjedhur zgjedhjet. Sepse Sali Berisha e di cfare ka ne kutite e 28 qershorit ne te gjitha kutite pavaresisht se jane te materialeve zgjedhore pa fletet e votimit apo se jane te fleteve te votimit pa materialet e tjera zgjedhore u shpreh Rama.
Duke risjelle ngjarjet e fundit kryesocialisti Rama u shpreh se krimi dhe korrupsioni e kane zhytur kete qeveri e cila nuk ka hetuar ende as vrasjen e Xhindit dhe as vrasjen e Remzi Veselit. Rama nenvizoi se per ti bere balle kesaj te keqeje duhet qe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Ne duam te dime kush e vrau Fatmir Xhindin Ne duam te dime kush e vrau Remzi Veselin Kush dhe pse ka bere dhe ben qe krimi ne Shqiperi te njohe maja qe nuk i ka njohur me pare perjashto vitin 97 u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›