Deko: “Do të ishte shkatërrim i plotë’Deko: ne mund të humbasim gjithçka nëse humbasim

Pas stërvitjes më shumë se 90 minuta në “Qemal Stafa” dhe konferencës për shtyp të Dekos e Obidos. Albania-sport zhvilloi nje bisede te shkurter me mesfushorin portugez te Çelsit.
Deko, do të luani ndaj një Shqipërie që nuk ka asgjë për të humbur?
- Por, ne mund të humbasim gjithçka nëse humbasim.
Një rezultat tjetër si ai Bragës, çdo të thoshte për ju?
- Do të ishte një shkatërrim i plotë.
A do të japë trajneri juaj dorëheqjen nëse nuk do të fitojë me Shqipërinë, çka do të sillte edhe dështimin tuaj?
- Duhet ta pyesni atë, por askush nga ne nuk mendon gjë tjetër veç fitores.
Çdo të thotë për ju nëse nuk i merrni tri pikët në Tiranë.
- Nuk ka nevojë ta them unë, por situata do të komplikohet jo pak
A është vendi i parë në grup një mundësi për ju i kapshëm?
- Nëse fitojmë të pestat ndeshjet po.
Së fundi trajneri i Interit, Murinjo ju ka kërkuar të shkoni te Interi...
- Jam ende një lojtar i Çelsit. Kam kontratë me të, por gjithçka i përket së ardhmes për t’u sqaruar.
E Premte, 05 Qershor 2009