E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekorohet legjendëa e futbollit gjerman Beckenbauer

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka dekoruar sot legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer, me çmimin “Ambasador Nderi i Kosovës”. Ky është çmimi i parë që z.Pacolli e jep si President i Kosovës.
 

Çmimi Ambasador nderi i jepet z. Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë të japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.
 

“Rasti i Kosovës do të diskutohet së pari në UEFA dhe nëse UEFA vlerëson atë pozitivisht, atëherë Kosovës do t`i hapen dyert për integrimin në FIFA”, ka thënë mes tjerash Backenbauer.
 

Beckenbauer po qëndron sot në Kosovë me ftesë të presidentit Pacolli.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›