Dekretet, Berisha mund Topin 5 me 0
Vota e fshehtë e maxhorancës për pesë dekretet e Presidentit nxjerr fitues Kryeministrin Sali Berisha.
BLEDAR HOTI
Përplasja për dekretet mes Berishës dhe Topit, ka lënë shije të hidhur për kreun e shtetit, i cili ka marrë një sinjal të fortë nga radhët e partisë ku ai ka bërë pjesë. Të pesë dekretet e Topit për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Zamir Poda, Mehdi Bici, Altina Xhoxhaj, Kristaq Traja dhe Artan Zeneli janë rrëzuar nga maxhoranca, duke mos pranuar asnjë emër të paraqitur. Seanca ka nisur menjëherë për votimin e kandidaturave, duke bërë që të mos lexohet as raporti i Komisionit parlamentar të Ligjeve. Kandidati që ka marrë më shumë vota ka qenë Zamir Poda. Pro tij kanë votuar 65 deputetë, 62 të tjerë kanë qenë kundër, ndërsa 1 ka abstenuar dhe dy kanë rezultuar të pavlefshme. Ndërsa të dytët janë renditur Artan Zeneli dhe Altina Xhoxhaj, të cilët kanë arritur të marrin 56 vota pro. Votat kundër për Zenelin kanë qenë 71, ndërsa abstenuese dy deputetë dhe një fletë votimi ka dalë e pavlefshme. Ndërsa për Xhoxhajn votuan kundër 73 deputetë, një abstenim. Edhe pse dukej si kandidati me potencial, Kristaq Traja ka arritur të marrë vetëm 52 vota pro, 76 kundër, një abstenim dhe një e pavlefshme. Kandidati i propozuar nga shoqata e ish-të përndjekurve ka marrë vota kundër më shumë se sa maxhoranca e djathtë qeverisëse. Kundër Mehdi Bicit kanë votuar 86 vota, duke marrë pro vetëm 40 vota, të cilët mbi bazën e një logjike mund të t'i përkasin vetëm së djathtës, meqenëse vinte nga shtresa e ish-të persekutuarve. Në sallën e Kuvendit kanë marrë pjesë 130 deputetë. Dhjetë mungesat kanë qenë më të shumtat nga ana e deputetëve të majtë, si Nano, Dedja, Milo, Prifti, Malaj dhe Islami. Gjatë votimit për dekretet, deputetëve u janë vënë para pesë kuti votimi, me fletë me ngjyra të ndryshme, çka përkonin dhe me fletën e votimit. Ndërsa në seancë deputetët janë gjendur të habitur kur në sallën e votimit kanë parë të votonte deputetja e PD-së, Arenca Trashani, e cila pak ditë më parë kishte lindur. Të parët që kanë votuar kanë qenë Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli. Më pas është vënë re që shumë deputetë kanë dashur të votojnë jashtë radhe për shkak se ndeshja e futbollit Gjermani-Austri kishte nisur. Ndërsa një numër i madh i deputetëve janë sulur para tavolinës së komisionit që drejtohej nga Dervishi, Madhi dhe Bumçi, të cilët duke shfrytëzuar pushimin e ndeshjes kërkonin të votonin për dekretet.
Grupi i PD-së
Para mbledhjes së seancës parlamentare, ku do të votohej heqja e imunitetit të Mediut dhe pesë dekretet e Presidentit Topi për në Gjykatën e Lartë, Kryeministri Berisha ka mbledhur deputetët demokratë për të unifikuar qëndrimin lidhur me këto dy çështje. Burime pranë grupit të PD-së bëjnë të ditur se Kryeministri ka pranuar para deputetëve, se marrëdhëniet e tij me kreun e shtetit tashmë janë të ngrira. Por, sipas Berishës, kjo nuk legjitimon faktin që Topi të mos negocionte paraprakisht me shumicën në Kuvend. "Topi ka negociuar me kreun e PS-së, Rama dhe përfaqësuesin e të përndjekurve Besim Ndregjoni dhe mirë ka bërë që ka negociuar me ta. Ai me mua ka marrëdhënie të ngrira, por duhet të thërriste kryetarin e grupit parlamentar apo kryetaren e Kuvendit dhe ta informonte për këto dekrete", mësohet të ketë thënë Berisha. Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë ka kërkuar rrëzimin e të pesë dekreteve të kreut të shtetit. "Në votimin e pak orëve më vonë, ne duhet t'i rrëzojmë të gjitha dekretet. Presidenti Topi duhet të ulet në negociata me maxhorancën lidhur me këto çështje. Ne mund të kemi rezervat tona për emrat, por tani nga mënyra se si u procedua, nuk kemi ku t'i shprehim ato", është shprehur Berisha para deputetëve të PD-së. Ndonëse kreu i qeverisë nuk ka hyrë në analizë të emrave të përveçëm, mësohet të ketë thënë në mbledhje se "njëri prej kandidatëve, Artan Zeneli, është avokat i killerave".
Zamir Poda
• Votuan pro 65 deputetë
• Votuan Kundër 62 deputetë
• Votuan abstenim 1 deputet
• Vota të pavlefshme 2 fletë
Medi Bici
• Votuan pro 40 deputetë
• Votuan kundër 86 deputetë
• Votuan abstenim 4 deputetë
• Vota të pavlefshme Asnjë
Kristaq Traja
• Votuan pro 52 deptuetë
• Votuan kundër 76 deputetë
• Votuan abstenim 1 deputet
• Votat të pavlefshme 1 fletë
Artan Zeneli
• Votuan Pro 56 deputetë
• Votuan kundër 71 deputetë
• Votuan abstenim 2 deputetë
• Votat e pavlefshme 1 fletë
Altina Xhoxhaj
• Votuan pro 56 deputetë
• Votuan Kundër 73 deputetë
• Votuan abstenim 1 deputet
• Votat të pavlefshme Asnjë
Madhi e shpall fitues, Poda humb për një votë
Në seancën e votimit, kreu i sekretariatit të votimit, Arjan Madhi, ka shpallur fitues Zamir Podën si anëtar të Gjykatës së Lartë. Votat për Podën janë numëruar më shumë se tri herë nga anëtarët e komisionit Madhi, Bumçi dhe Dervishi. Madhi deklaroi se Poda ka marrë 65 vota dhe se shpallet fitues. Ndërsa pas mbylljes së seancës, Madhi në një njoftim për median deklaroi se Poda nuk ka fituar, pasi nuk ka marrë 66 vota, më shumë se gjysma e të pranishmëve. Kështu është rrëzuar edhe kandidatura e Podës, edhe pse Komisioni parlamentar i Ligjeve e cilësonte si kandidaturë jo kushtetuese, pasi ai ka qenë më parë anëtar i Gjykatës së Lartë dhe se ligji themeltar i shtetit nuk e lejon atë.