Pas imunitetit të Mediut, Topi shkarkon Luan Hoxhën
Pas 90 ditësh nga tragjedia e Gërdecit, Presidenti Bamir Topi ka firmosur shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha.
ADI SHKEMBI
Zyra e shtypit e kreut të shtetit ka bërë publik dje dekretin nr. 5761 të firmosur nga Topi për shkarkimin e Shefit të Shtabit. "Në mbështetje të nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, të nenit 7, pika 5 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoj Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, deri tani me detyrë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, shkarkohet nga kjo detyrë", thuhet në dekretin e Presidentit Topi, i cili nuk bën të ditur motivacionin e këtij dekreti. Firma e Presidentit Topi mbi këtë propozim të kreut të qeverisë, u duk se nuk do të hidhej për shkak të konfliktit të fundit publik mes tij dhe maxhorancës parlamentare për pesë dekretet e Gjykatës së Lartë. Gati 45 ditë më parë, Kryeministri Berisha ka firmosur propozimin për shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, me motivacionin si përgjegjës kryesor për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec, ku ngelën 26 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur. Por deri dje në mesditë, Presidenti Topi nuk e kishte dekretuar këtë propozim të Kryeministrit Berisha. Firma e kreut të shtetit është hedhur vetëm pak orë pasi Konferenca e Kryetarëve parashikoi për votim ditën e djeshme heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ndërkohë ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i Luan Hoxhës në postin e Shefit të Shtabit.
Përgjegjësi
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, rezulton të ketë firmosur disa nga aktet nënligjore që kanë legjitimuar ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec dhe pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Kryeministri Berisha ka kërkuar shkarkimin e tij. Madje, edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, prezantimet e tij para mediave për fabrikën e Gërdecit, ka bërë përgjegjës Shefin e Shtabit lidhur me këtë çështje. Sipas Mediut, shumë prej akteve nënligjore, të cilat kanë bërë të ligjshme pikën e demontimit në Gërdec, kanë ardhur pikërisht nga specialistët ushtarakë të Shtabit dhe në dijeni të të cilave ka qenë edhe Shefi i Shtabit, Luan Hoxha. Pak javë më parë, kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërkohë që Presidenti Topi u përgjigj vetëm pak orë më vonë, duke shkarkuar dy nga gjeneralët e ushtrisë, Komandantin e Forcës së Bashkuar, Gjeneral Major Shpëtim Spahiu dhe Komandantin e Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Zija Bahja.
Ish-shefi i Shtabit: Për “Gërdecin”, zgjodha heshtjen në ndihmë të hetimit
TIRANE - Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, tha dje pak orë pas shkarkimit me dekret nga Presidenti, se kishte zgjedhur në mënyrë të vetëdijshme heshtjen për çështjen "Gërdeci", duke qenë i vetëdijshëm se në këtë mënyrë do të ndihmonte hetimin. Në një komunikim me shtypin pak orë pas shpalljes së dekretit të shkarkimit nga Presidenti, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se, "akoma nuk e kishte parë dekretin në fjalë". "Para së gjithash, dua të vlerësoj gjithë oficerët dhe ushtarët tanë kudo qofshin, për të gjithë punën e bërë, kurorëzuar me marrjen e ftesës për në NATO", tha Luan Hoxha në deklaratën e shkurtër për median. Ai shtoi më tej se qëndrimi i tij në heshtje pas tragjedisë së Gërdecit, "shkon njësh me respektin e ligjin, ku vendimet merren pas gjykimeve dhe jo para tyre". Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm cilësoi më tej se është për respektimin e institucioneve, duke thënë se beson në hetimet që do të kryejnë ato. "Aktiviteti im në të ardhmen do të jetë në respekt të vazhdueshëm të institucioneve dhe ligjit", ka përfunduar deklaratën e tij, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Pavarësisht shkarkimit nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit Berisha, Prokuroria tha se ende nuk ka marrë ndonjë masë hetimore në adresë të ish-titullarit të Shtabit të Përgjithshëm. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deri më tani ai nuk rezulton i implikuar zyrtarisht në përgjegjësi ligjore lidhur me çështjen e Gërdecit. Megjithatë, sipas burimeve hetimore, urdhri nr.2044 i datës 7 dhjetor 2007, i nxjerrë nga ministri i Mbrojtjes, mund të ngarkojë me përgjegjësi ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm në kuptim të veprimit dhe mosveprimit. Urdhri në fjalë kërkonte evidentimin e predhave për çmontim dhe kalimin e tyre në dorëzim të ndërmarrjes MEICO. Një proces i tillë është kryer nga Shtabi i Përgjithshëm, i cili në zbatim të këtij urdhri ka "licencuar" Gërdecin si lokalitetin ku do të vazhdonte çmontimi, kësaj radhe për predhat që bëheshin shkak për më shumë barut e grumbulluar dhe më tepër rreziqe sesa fishekët që ishin demontuar deri në këtë kohë në rajonin e tragjedisë së 15 marsit. Në zbatim të të njëjtit urdhër, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka pasur dijeni për dërgimin e kontenjerëve në të cilët mbahej baruti në Gërdec, dërgimin e një fadrome, e cila u shkatërrua ditën e tragjedisë, ndërsa drejtuesi i saj vdiq. Shtabi gjithashtu ka pasur dijeni edhe për sasinë e lartë të municioneve që dërgoheshin në Gërdec, pasi bënte transportimin e tyre në zbatim të urdhrit nr.2044. t.s
Administrata, kurse për funksionimin e BE
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve administrative, Ministria e Integrimit në bashkëpunim me DAP dhe ambasadën spanjolle përuruan dje një paketë trajnimi, e cila përbëhet nga një sërë kursesh mbi çështjet e BE-së, të cilat do të zhvillohen gjatë periudhës korrik-dhjetor 2008. Ministrja Bregu, pasi bëri prezantimin e kësaj pakete të rëndësishme që siguron fuqizimin e kapaciteteve administrative, i cili është një nga rekomandimet kryesore të partneritetit evropian. Kështu në muajin korrik do të zhvillohet një seminar njëjavor mbi menaxhimi i fondeve të BE-së, me qëllim shkëmbimin e përvojës spanjolle mbi menaxhimin e fondeve strukturore. Në periudhën shtator-nëntor do të zhvillohet një kurs 9-javor për të krijuar një panoramë të përgjithshme për problematikat kryesore të BE-së. Ndërsa në dhjetor do të zhvillohet një seminar njëjavor për t'iu ofruar diplomatëve dhe nëpunësve civilë instrumentet për të negociuar në mënyrë strategjike dhe efikase në strukturën evoluese ligjore dhe politike të BE-së.