E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moreno: Golden-gol i Tomasit ishte i rregullt, kam gabuar

Ekziston nje periudhe para dhe pas ceshtjes “Moreno” ne futbollin italian. Ne ate te mallkuar 18 qershor 2002, gjashte vite me pare, Italia u zhyt ne ferrin e “Daejeon” nen goditjet e koreano-jugoreve dhe te vendimeve te gabuara te gjyqtarit ekuadorian ne nje Boteror te zhvilluar keq dhe, pa dyshim, “te piset”. Bajron Moreno, tani 38 vjec, e ka lene gjykimin pak pas ndeshjes ne fjale. Tani ka nje shkolle gjyqtaresh dhe ben komentatorin ne radio-tv. Ai ka mendimin e tij per golin e Van Nistelroit dhe nuk e fsheh. “Rregullat thone: vendos gjyqtari dhe gjyqtari lejoi lojen. Une do te kisha pritur vendimin e asistentit. Nese e mbani mend Kore e Jugut-Itali, me kritikuan per nje golden-gol te anuluar. E verteta eshte se gabova, por pergjegjesine e kishte vijerojtesi. Madje edhe FIFA udhezon se, nese ke dyshime, golin duhet ta akordosh”. Me pas, ish-gjyqtari, nje person i urryer ne Itali, ben nje krahasim mes dy kombetareve: ate qe ai eliminoi nga Kupa e Botes 2002 dhe kesaj aktuale. “Kjo Itali, nuk eshte Italia e Lipit. Luan shume ne mbrojtje. Me kujton ate te Trapatonit dhe vuan mungesen e Totit”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›