"Dekretet", Topi: Respektoj çdo vendim të Kuvendit
Pas firmosjes së dekreteve i takon kuvendit të vendosë për fatin e kandidatëve për Gjykatën e Lartë e Kushtetuese. Me këtë koment, kreu i shtetit Bamir Topi deklaron se do të respektojë cdo vendim të legjislativit për të përzgjedhurit e tij, qoftë ky dhe rrëzimi i tyre. (UPDATED)
“Do të rëspektoj çdo lloj vendimi që vjen nga Kuvendi i Shqipërisë. Ky është një proces që vazhdon, që përsoset. Tani këto kandidatura kanë shkuar atje. I takon Kuvendit. Nuk mund të bëj asnjë lloj promocioni për askënd dhe patjetër që do pres vendimin që do marrë kuvendi. Duhet të mësohemi se në demokraci pushtetet funksionojnë në këtë mënyrë” tha Topi.
I pyetur nga Alsat nëse kriteret e maxhorancës që rrëzuan Vangjel Kostën, do të gjenin zbatim në emerimet e reja, përgjigjia e presidentit ka qenë: “I tërë procesi i përzgjedhjes dhe i dërgimit është bërë jo thjesht për ekzibicion, por është bërë me një grup profesional, jashtë vullneteve për të bërë supervizion për çdo kandidaturë, së pari, mbi bazën e kërkesave të ligjit dhe së dyti e CV personale të gjithë këtyre personave”.
Prej një jave Këshilli i Rregullores dhe Mandateve përpiqet të ndryshojë rregulloren e kuvendit për trajtimin dhe votimin e dekreteve presidenciale.
Me kërkesë të maxhorancës për të votuar dekretet e kryetarit të shtetit, votimi synohet të jetë i hapur, votim ky aspak i mirëpritur nga opozita.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 08 qershor 2010 ) < I mëparshmi