Berisha-Rucit Te rrezova nga kali
Vetem dy dite larg opinionit te BE-se per statusin kandidat te Shqiperise PD-ja e PS-ja ia hedhin pergjegjesine njera-tjetres per refuzimin kete vit te statusit kandidat. Kryeministri Sali Berisha debatoi dje ashper ne Kuvend me kreun e grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci. Sipas kreut te maxhorances opozita tentoi te pengoje procesin e liberalizimit te vizave. U the te huajve se 70 mije karta jane te falsifikuara dhe e bere kete vetem e vetem per ti vene nje pikepyetje te rende nje procesi qe ishte jetik per heqjen e vizave. Dhe u ktheva per te bere ate qe nuk kisha bere u ktheva per te te zbritur ty nga kali dhe ti e di vete kete u ktheva per te permbysur pushtetin e paligjshem dhe barbar. Ajo ishte peshe dhe duhej te luftoja ketu. Takohemi pas 20 vjeteve ne kete salle por me shume dhimbje nga kali te zbrita. Kur them te zbrita ty me radhe nga Ramiz Alia e poshte deklaroi Berisha. Nga ana e tij Ruci u kunderpergjigj duke thene se ka vetem nje njeri qe edhe kur Shqiperia kishte murin e Berlinit ti bridhje lirshem ne te gjithe Europen prandaj mos qaj shume. Debati mes dy protagonisteve u kthye edhe ne tone personale duke u marre me te kaluaren. Ruci u shpreh me tej se opozita nuk terhiqet nga kerkesat e saj. Opozita te ka njehsuar propozimin e saj me rezoluten e Parlamentit Europian reflekto. Opozita ra dakord me perfaqesuesit e Komisionit Europian qe erdhen ne Shqiperi me amendamentin e znj.Pack qe eshte nje perfaqesuese e djathte e PE-se jo e majte. Ne qofte se flasim per organet e tjera opozita ka dy vjet qe u ka vene ne tryezen tuaj te maxhorances ne tryezen tuaj si kryeminister nje pakt per nje reforme te gjithanshme te plote te thelle te sistemit te drejtesise. Urdheroni ta bejme por kjo fillon nga zgjidhja e krizes politike. Ne nuk te besojme ty z. kryeminister per zgjedhje te lira dhe demokratike duam garanci te plote qe fillon nga hetimi i zgjedhjeve deklaroi Ruci. Kreu i qeverise u kunderpergjigj duke deklaruar se opozita ndermori greva urie per te penguar vizat ndersa deklaroi se ai ishte perkujdesur per ushqimin ne greve urie per opozitaret. Ne te cilen pati vetem nje heroine dhe nje hero Fatmir Xhafa ishte ai qe ju vinte dhe ju mbulonte dhe nje zonje tjeter qe spo ia them emrin por po ta kisha ne parti do ta kisha vene ne flamur per vendosmerine e saj. U kam kundershtare dhe mos mendoni se nuk jam kujdesur per ju. Me duheni prape. Jam kujdesur per ju edhe per ushqimin qe ju vinte tri here ne nate tha Berisha i cili shkaktoi reagimin e deputeteve te majte ne salle. Kreu i qeverise foli vetem per liberalizimin e vizave ndonese socialistet i kerkuan atij te flase per statusin kandidat. A e dini ju se sa zemra te zhuritura te perzhitura te vuajtura lumenj dhimbjeje lotesh e malli ekzistojne ne kete vend per qindra e mijera qytetare shqiptare familje te ndara qe nuk jane takuar prej 15 apo 20 vitesh. Ju e keni te lehte pasi mund te shkoni ne cdo vend per pushime kurse qytetaret e ketij vendi nuk gjenin dot mundesi te bashkoheshin ne dasma gezime apo hidherime me familjaret e tyre shtoi Berisha. Debatet dje ne Kuvend
Sali Berisha Ata jane te shkeputur nga Shqiperia dhe jetojne ne parajsen e tyre me pasaporta diplomatike. Kam kenaqesi tu informoj se shkalla e perdorimit eshte mbi 45 per qind. Sot vetem kompanite celulare te cilat deklarohen per efekte fiskale faktojne se jane mbi 1. 2 milione shqiptare te abonuar ne internet.
Saimir Tahiri nga salla Tregoje se cilin. Na e trego.
Sali Berisha Sigurisht po ta kesh mendjen tek stilolapsat me bateri dhe pa bateri nese i fusin ne xhep apo jo nuk mund ti dish keto ti. Kam njohur nje avokat te madh amerikan i cili nje dite me tregonte se kish takuar nje nga kundershtaret e mi. Kur e pyes se cfare pershtypjeje kishte krijuar ai mu pergjigj se nuk ishte nje gje e re per te. Ai me tregoi se kishte pasur kliente qe kishin vjedhur 1 miliard dhe nuk kishin hall te shpetonin por se si te vidhnin 1 miliard te tjera. Pra dhe ai e kishte mendjen se si te vidhte me shume dhe jo se si te dilte nga situata.
Saimir Tahiri nga salla Thuaje se kush eshte ky avokati.
Sali Berisha Ai eshte nje avokat i madh shume. E kam fjalen ketu per nje avokat amerikan se avokatin tim e moret ju dhe ta gezoni. Shume shpejt do tu jap edhe Stamo Dumon. Do e keni brenda edhe ate. Beteja me te do te vazhdoje ne menyren me te vendosur dhe suksese te tjera te medha do te arrihen. Une ju garantoj se 11 maji do te jete fundi i 20 perqindeshit. E kemi dhe ate per ta rrezuar dhe do ta rrezojme.
Erjon Bracenga salla shte me 8 maj. Shikoje se e ngaterrove.
Jozefina Topalli Del rezultati ne kete date.
Sali Berisha Po me 8 maj. Ia zgjata jeten edhe 3 dite po ska gje. te qeshura ne salle
Saimir Tahiri Po fol per statusin. E harrove statusin
Sali Berisha Levizja e lire eshte arritja e jetes. Mencurohuni pak. A e dini ju se sa zemra te zhuritura te perzhitura te vuajtura lumenj dhimbjeje lotesh e malli ekzistojne ne kete vend per qindra e mijera qytetare shqiptare familje te ndara qe nuk jane takuar prej 15 apo 20 vitesh. Ju e keni te lehte pasi mund te shkoni ne vende te nxehta ne cdo vend per pushime kurse qytetaret e ketij vendi nuk gjenin dot mundesi te bashkoheshin ne dasma gezime apo hidherime me familjaret e tyre.
Socialistet nga salla Edhe ti te njejten gje. Ke levizur sa ke dashur.
Sali Berisha Ne kemi qene me pasaporta diplomatike dhe per ne nuk ka ekzistuar problemi i levizjes. Kjo eshte arsyeja pse une premtova ne mbare sheshet dhe rruget e Shqiperise se brenda vitit te pare te mandatit te dyte do te levizni te lire ne mbare Europen. Per mua ky eshte nje premtim.
Erjon Brace nga salla Po ne cvit jemi tani
Flamur Nokanga salla A do e mbyllni gojen ju andej.
Gramoz Ruci Do e nis me dy gjera per kryeministrin i cili tha ju po shani. Z. kryeminister mos prisni nga opozita qe tju lavderoje. Opozita ne cdo vend demokratik eshte te korrigjoje shenjestren edhe ne ato vende edhe ne ato qeveri qe vertet ka qeverisje dhe vertet ka rezultate. Se dyti ju z. kryeminister disa here ne salle keni anatemuar deputetet e opozites se ata spyesin per qytetaret se kane viza diplomatike. Po ju po qani me mall per ato nena per ato motra per ata djem per ata baballare qe takojne femijet e tyre se ju se keni te drejte. Ne kete salle qe nga une i pari dhe me i vjetri dhe deri tek me i riu ka vetem nje njeri qe edhe kur Shqiperia kishte murin e Berlinit ti bridhje lirshem ne te gjithe Europen prandaj mos qaj shume. Sot eshte dita juaj qe te reflektoni dhe tu thoni shqiptareve pse Europa u tha po shqiptareve dhe jo pushtetareve. U tha po qytetareve shqiptare dhe jo politikaneve. Pse deshtoi qeveria juaj ne kete ceshtje Ju duhet te jepni shpjegime ne te gjithe duhet te reflektojme. Perse na la jashte Europa kur na thote se pozicioni i kryetarit te Kuvendit eshte keqperdorur.
Sali Berisha I nderuar z. Ruci kryeminister ne hije. Z. Ruci nuk gabuat kur thate se ne kohen kur te tjeret jetonin ne bunker une shetisja ne Europe me pasaporte dhe viza. Kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme dhe jo vetem shetisja z.Ruci por paraqisja punimet origjinale qe botoja ne Europe dhe ne bote. Por sa here shkova u ktheva. Dhe u ktheva per te bere ate qe nuk kisha bere u ktheva per te te zbritur ty nga kali dhe ti e di vete kete u ktheva per te permbysur pushtetin e paligjshem dhe barbar. Ajo ishte peshe dhe duhej te luftoja ketu. Takohemi pas 20 vjeteve ne kete salle por me shume dhimbje nga kali te zbrita. Kur them te zbrita ty me radhe nga Ramiz Alia e poshte.
Erjon Brace nga salla Prandaj i sheroje ti ata
Sali Berisha Une respektoj ligjin e Hipokratit dhe serish te garantoj se me bluze te bardhe do te tregoja kujdes te njejte per cdo qenie njerezore pavaresisht nga funksionet qe mbart serish po ti kthehemi asaj periudhe ka nje ligj per ate eshte kodi i perjetshem i mjekesise qe te detyron e kam bere dhe do ta bej me te njejten shkalle ndergjegjeje.
Erjon Bracenga salla Paske respektuar ligjin e Hipokratit duke qene sekretar partie.
Sali Berisha Natyrisht 8 nentori ishte fundi i te gjitha perpjekjeve per te futur vizat ne kuti. Shqiptaret nuk mund te harrojne diskutimin tuaj z.kryeminister ne hije kur sollet ketu kartat e bixhozit te kazinove qe nje poker face i ka me valixhe dhe i paraqitet si leter-njoftime te falsifikuara. E dini ju se kush eshte ky poker face. Ju the te huajve se 70 mije karta jane te falsifikuara dhe e bere kete vetem e vetem per ti vene nje pikepyetje te rende nje procesi qe ishte jetik per heqjen e vizave. Ne daten 14 maj kur ne rendin e dites te publikuar nga Komisioni Europian ishte fiksuar se do te merrej vendimi per te sugjeruar heqjen e vizave per Shqiperine ju u ngujuat gjoja dhe filluat te ashtuquajturen greve urie ne te cilen pati vetem nje heroine dhe nje hero Fatmir Xhafa ishte ai qe ju vinte dhe ju mbulonte dhe nje zonje tjeter qe spo ia them emrin por po ta kisha ne parti do ta kisha vene ne flamur per vendosmerine e saj.
Saimir Tahiri nga salla Po leri keto. Po i ngaterron gjerat. Na paske pergjuar edhe greven Mos je perkujdesur edhe per ne
Sali Berisha Ua tregoj une po deshet. U kam kundershtare dhe mos mendoni se nuk jam kujdesur per ju. Me duheni prape. Jam kujdesur per ju edhe per ushqimin qe ju vinte tri here ne nate. reagojne socialistet
Sali Berisha Vazhdoni se po u beni zhurme vizave. Dolet nga greva dhe niset delegate pas delegatesh ne Europe per te kerkuar ndalimin e vizave. eshtja ka arritur deri aty sa kryetari juaj te vjedhe pasuord-in e zoterinjve ketu dhe te shkruaje ne emer te tij letra dhe e-maile dhe tu thote te tjereve se 800 mije shqiptare do te largohen nga Shqiperia je viktime e nje hacker-i jane hackers-at qe te vodhen ty e-mail atje. Nderhyjne Saimir Tahiri e Erjon Brace E di mire ti qe tund koken. Te vertetat nuk ju pelqejne kur jua them une por do tua them. Pese jave me pare u mblodh keshilli dhe vendosi protesta por qytetaret ua kthyen shpinen duke u thene mos na lodhi me ne duam viza dhe jo protesta.
Saimir Tahiri nga salla Ore zoteri atje ne Orikum po behet masaker tani qe po flet.
Sali Berisha Kur ju bete dasmen ne ju sollem lule. Ndaj te festojme se bashku dhe mos beni gjera te tilla. Berisha largohet. Balla e Tahiri cohen ne kembe
Taulant Balla Ky eshte nje turp. Duhet te rrish ketu ne salle.
ERALD KAPRI