E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet, pezull Fana

Neshat Fana, anetari me i ri i Keshillit te Larte te Drejtesise, i votuar ne seancen e fundit plenare per kete sesion, eshte i vetmi qe ka mbetur pa u betuar para Presidentit te Republikes per detyren e re. Pas betimit te ministrave te rinj te kabinetit qeveritar e me pas te anetareve te Gjykates se Larte, Fana pritet qe te jete zyrtari i radhes qe do te betohet para kreut te shtetit. Ndonese arriti te marre votat e mjaftueshme ne Kuvend per te qene anetar i KLD-se, Fana u kritikua ashper nga opozita. Te majtet votuan kunder kandidatures se tij ne seance, me argumentin se per kete post duhet te vinin te pakten dy kandidatura, ne menyre qe te kishte te drejte zgjedhjeje, jo vetem nje. Per pasoje, Fana mori te gjitha votat kunder nga e majta, e cila para votimit tentoi qe ta shtyje per ne shtator.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›