E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet socialistet braktisin Parlamentin

Grupi i PS ka dale nga salla duke pretenduar se mazhoranca nuk ka votat e mjaftueshme per te miratuar dekretet


TIRAN - Opozita ka braktisur seancen e djeshme te parlamentit ashtu si edhe ne sesionin e kaluar parlamentar kur bojkotonte procesin e votimit te ligjeve. Edhe pse deputetet e opozites moren pjese gjate procesit te diskutimit per ligjet e parashikuara si dhe gjate votimit per prezence ata braktisen sallen e parlamentit kur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kerkoi prej deputeteve te pranishem votimin e dekreteve te presidentit per ndryshimet ne qeveri.


Ne kete moment te gjithe deputetet socialist u larguan nga salla nderkohe dy prej deputeteve Erjon Brace dhe Alfred Dalipi edhe pse u larguan nga tavolinat e tyre duke mos pasur mundesi te cilesoheshin si prezente ata vazhduan te qendronin ne salle madje duke debatuar me kryetaren Topalli per numrin e deputeteve te djathte.


Deputetet socialiste akuzuan kryeparlamentaren Topalli se ne salle mazhoranca nuk kishte aq numra sa deklaroi ajo per miratimin e dekreteve te kreut te shtetit per ndryshimet ne qeveri. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se edhe ne seancat ne vazhdim grupi parlamentar i Partise Socialiste do te jete pjesemarres gjate punimeve ne seance nderkohe qe ne momentin e votimit grupi socialist do te braktise sallen.


Socialistet


Partia Socialiste do te braktise cdo proces votimi si ne komisione ashtu edhe ne seancat parlamentare.


Grupi socialist ka marre direktivat qe te marre pjese ne te gjitha komisionet parlamentare duke diskutuar per te gjitha projektligjet. Sipas skemes se re te PS-se te gjithe deputetet do te behen pjese shume aktive ne diskutimet qe do te behen per projektligjet e ndryshme qe kalojne ne komisione dhe ne seancat parlamentare.


Nje tjeter detyre eshte oponenca e forte per ligjet me qellim permiresimin e tyre. Deputetet neper komisione do te shfaqin rezervat qe ata kane per ligjet dhe me pas te kerkojne qe ligjeve tiu behen amendime te ndryshme. Pavaresisht ndryshimeve qe deputetet e majte do kerkojne per projektligjet socialistet nuk do te japin voten e tyre per projektligjet nese ato kane mangesi.


Ne momentin qe projektligjet do te mberrijne per miratim ne Parlament PS do te votoje do te braktise seancat ne rastet kur projektligjet do te cenojne jeten ose mireqenien e qytetareve shqiptare. Kjo eshte vertetuar edhe gjate punimeve neper komisione. Deputetet e majte kane marre aktivisht pjese gjate shqyrtimit dhe ne debatet e zhvilluara per projektligjet e ndryshme ne mberritura ne Kuvend nga Keshilli i Ministrave.


Mazhoranca


Strategjia e ndjekur nga selia roze ka vendosur ne veshtiresi edhe mazhorancen e cila duhet te kerkoje bashkepunimin e opozites per projektligjet e saj.


Gjithsesi ne kalendarin e punimeve te miratuar ne Konferencen e Kryetareve mazhoranca ka parashikuar qe ne Kuvend te shqyrtohen mbi 20 projektligje qe kerkojne 84 vota. Keto ligje do te vene ne prove bashkepunimin midis demokrateve dhe socialisteve por edhe qendrueshmerine e mazhorances. Por nder ligjet qe jane parashikuar per tu miratuar nga Parlamenti bie ne sy projektligji aq shume i debatuar Per Sherbimin Informativ Kombetar.

PD-PS akuza per lejet e ndertimit dhe koncesionet

TIRAN - Mazhoranca dhe opozita kane vijuar akuzat ndaj njeri-tjetrit per korrupsion edhe ne parlament. Deputetet socialiste kane vijuar me akuzat per koncesionet e dhena nga qeveria.


Ne qender te akuzave per korrupsion nga socialistet ka qene ministri i Bujqesise dikur ish-minister Ekonomie i cili akuzohet prej te majteve se ka shperdoruar detyren duke favorizuar madje edhe duke shkelur barazine para ligjit. Nga ana e tyre deputetet e mazhorances kane akuzuar kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Ramen per korrupsion me lejet e ndertimit.


Ju keni shitur troje publike per interesa personale e private e keni shitur me trefishin e cmimit krahasuar me trojet perreth kesaj zone madje keni bere nje privatizim me bono thesari - denoncoi deputeti socialist Shalsi.


Ndersa kundershtari politik Ruli i eshte kunderpergjigjur duke i kerkuar socialisteve se nese kane pretendime per afera korruptive te ngrene komisione hetimore si per koncesionet ashtu edhe per ceshtjen e Ekspozites. Ka prona per pronar pasi ajo i kthehet pronarit. Nuk ka prona te destinuara per investime publike. Drejtoju institucioneve perkatese ngri komision hetimor si per koncesionet ashtu dhe per Ekspoziten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›