Dekreti, ne 23 qershor edhe zgjedhje lokale
Ne 23 do te kete zgjedhes qe do te votojne dy here, nje here per Kuvendin dhe nje here tjeter per pushtetin lokal. Nje vendim i tille u mor dje nga kreu i shtetit nepermjet nje dekreti presidencial. Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, dekretoi dje daten 23 qershor, e caktuar tashme per zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, si date zgjedhjesh edhe per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise Bulqize, Komunes Thumane dhe njesise bashkiake nr.1 Tirane, pas largimit te Lindita Nikolles, e cila kandidon per deputete e PS-se. Per rrjedhoje, zgjedhesit e ketyre zonave do te votojne dy here brenda te njejtes dite si per te zgjedhurit e tyre ne institucionin e Kuvendit si per drejtuesit lokale. Njekohesisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te duhet te mundesoje edhe realizimin e ketyre zgjedhjeve te pjesshme njeheresh me procesin e pergatitjes se zgjedhjeve parlamentare, nga ku do te dale edhe Kuvendi i ri. “Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, dekretoi daten 23 qershor 2013 si date te zhvillimit te zgjedhjeve per Kryetarin e Bashkise Bulqize, Kryetarin e Komunes Thumane dhe Kryetarin e njesise bashkiake numer nje ne Tirane”, - thuhet ne relacionin e kreut te shtetit. Sipas relacionit shoqerues, thuhet se bazuar ne nenin 92 dhe 93 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, si dhe ne nenin 10 pika 3 te ligjit nr. 10019 date 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise” si dhe ne vijim te shkreses se Keshillit te Ministrave per “mbarimin e mandateve para afatit” te kryetarit te bashkise Bulqize, kryetarit te komunes Thumane dhe kryetarit te njesise bashkiake numer 1 ne Tirane, Presidenti i Republikes Bujar Nishani vendosi te dekretoje si date te zhvillimit te zgjedhjeve per keto organe, daten 23 qershor 2013.
DEKRETI
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, dekretoi dje daten 23 qershor 2013, si date te zhvillimit te zgjedhjeve per Kryetarin e Bashkise Bulqize, Kryetarin e Komunes Thumane dhe Kryetarin e njesise bashkiake numer nje ne Tirane. Vendimi u morr pas krijimit te vakancave ne keto poste ne pushtetin lokal per shkak te perfundimit te mandateve para kohe.
Perfundon ankthi i maturanteve qe iu nenshtruan dje provimit te pare