“Legalizimet, brenda vitit dhe me tapi te pakontestueshme”
Kryetari i grupit te punes ne qarkun e Durresit dhe kandidati qe kryeson listen e deputeteve per kete qark, Eduard Halimi zhvilloi nje takim me banore te zones se Shkozetit. Ne lagjen qe i ka dhene mandatin e deputetit, Halimi tha se Partia Demokratike vjen me premtime te mbajtura duke permendur ndertimin e rrugeve, privatizimin e banesave tek “ish Agro Eksporti” dhe furnizimin me uje 24 ore. “Thame do te heqim vizat dhe e mbajtem premtimin, do te zgjidhim problemin e energjise elektrike dhe e mbajtem premtimit, shtruam tubacionet e ujesjellesit dhe sot keni uje 24 ore. Ne jemi te gjithe njerez te fjales se mbajtur, ne i mbajtem premtimet”.Ministri i premtoi banoreve te zones se Shkozetit perfundimin e procesit te legalizimeve me dhenien e tapive te pakontestueshme ne gjykata. Deputeti Halimi theksoi se tapite do te regjistrohen ne regjistrin elektronik te pronave, nje projekt ky i cili pritet te perfundoje ne nentor te vitit 2013. Cdo durrsak, tha Halimi, - do te kete nje tapi te pakontestueshme te regjistruar ne regjistrin dixhital te pasurive te paluajtshme“Do te legalizojme cdo centimeter toke e ndertim dhe do t’ju jape te gjitheve tapite e shtepive”. Ai nuk la pa komentuar as edhe premtimin e Rames per legalizimet,duke deklaruar se procesi i legalizimit eshte nje proces i nisur nga qeverisja e PD dhe do te finalizohet nga kjo e fundit: “Pala tjeter eshte e coroditur Nuk mundet qe nje kryetar bashkie qe administroi Tiranen per 11 vjet gjate te cileve nuk legalizoi as nje meter katror banese tú premtoje shqiptareve legalizimet”. Si deputet i kesaj zone, Halimi premtoi edhe zgjidhjen e problemit te permbytjeve ne zonen e Shkozetit duke theksuar se ky problem do te zgjidhej ne momentin qe qeveria shqiptare i akordoi bashkise se Durresit nje fond prej 1 milion dollaresh per ndertimin e bordit te kullimit. As sot e kesaj dite tha ai, nuk e dime se ku kane perfunduar keto para. Takimet e kryetarit te grupit te punes per qarkun e Durresit ,vijuan edhe me Forumin Rinor te partise Demokratike ne zonen e Plazhit. Gjate bashkebisedimit me te rinjte Halimi premtoi punesimin e te rinjve dhe pozicionimin ne treg te diplomave te tyre. Gjate mandatit te ardhshem, deklaroi Halimi do t’i ofrojme te rinjve mundesi per punesim. Nderkohe qe Rama kerkon t’i shpalle diplomat te pavlefshme, ne i kemi dhene mundesi cdo te riu te arsimohet dhe ne do t’i japim mundesi cdo te riu per t’u punesuar – tha ai.