E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me armë kazionja në Fier, të maskuarit marrin 500 mijë Lekë

maskaFier- Një kazino është grabitur mbrëmë në qytetin e Fierit nga persona të maskuar nën kërcënimin e armës. Policia e Fierit thotë se grabitja ka ndodhur në mesnatë, në kazinonë që ndodhet në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu dy persona që ende nuk janë identifikuar nën kërcënimin e armës dhe me maska në kokë kanë arritur të marrin nga kazinoja 50.000 Lekë.

Mësohet se pas grabitjes ata janë larguar menjëherë në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira.

Ndërkohë policia thotë se po punon për identifikim dhe arrestimin e autorëve. Në ndihmë mund të vijnë edhe  pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›