E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ettore Sequi: Klasa politike të përmbushë reformat e integrimit

25-06-2012 / Gazeta 55

Tjetër apel i kreut të delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sekui i ka bërë apel klasës politike shqiptare që të përshpejtojë reformat dhe të shfrytëzojë kohën e mbetur për të përmbushur prioritetet e Shqipërisë për integrimin. 

I pyetur lidhur me reformën zgjedhore e cila është bllokuar nga opozita, amabsadori i BE-së është shprehur së shpreson që kjo reformë të mbyllet në kohë nga ana e partive politike në vend. 

PD dhe PS kanë kohë deri më 12 korrik për të gjetur konsensus për çështjet e mbetura pezull për Kodin Zgjedhor dhe KQZ. Ndërkohë që në fund të muajit tetor, si çdo vit Komisioni Evropian do të paraqesë progres-raportin për vendet kandidate dhe ato potenciale për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ku pritet të jetë edhe Shqipëria.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›