E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque: Mirë që Reali e mposhti Barcën

Selektori i Spanjës në futboll, Vicente Del Bosque deklaroj se fitorja e Realit në 2 ndeshjet me Barcelonën mund të jetë një test i mirë për futbollin spanjoll.

Del Bosque tha se Barcelona është skuadra më e mirë në botë, se do të jetë kampion por se nuk do të jetë e pamposhtur."Reali ka gjetur formën vonë në La Liga por ndoshta jo vonë në Evropë. Mund të jetë një test i mirë që Reali e mposhti Barcelonën në 2 ndeshje për të treguar se ata do të jenë kampionë por jo edhe të pamposhtur.

Barcelona mbetet skuadra më e mirë në botë, atyre ju duhet vetëbesimi dhe do të kalojnë këtë fazë që nuk e di nëse është krizë" deklaroj Del Bosque./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›