E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wengerit i dhimbsen lojtarët e tifozët

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger është i vetëdijshëm se pas humbjes në derbin londinez do ta ketë të vështirë të luaj në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

“Më vjen keq për futbollistët dhe tifozët. Kjo është e vështirë. Ne duhet të luftojmë, por do të jetë vështirë të përfundojmë në top katërsh, sepse kemi lëshuar pikë në disa ndeshje që nuk kemi guxuar ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Wenger.

Sa i përket lojës me Totenhemin, ai ka thënë se pas një fillimi të fortë, përnjëherë ishin në disavantazh prej 2:0, me golat që i pranuam në kulmin e sulmeve të Arsenalit.

Wenger ka shtuar se ekipi i tij tregoi dëshirë dhe shpenzoi energji por nuk ishin të vendosur sa duhet para golit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›