E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Piero : Na mungoi vetëm fitorja

Juventusi nuk fitoi dot as në ndeshjen ndaj Lazios duke bërë që debutimi i Alberto Zakeronit të mos ishte ashtu si do e dëshironte trajneri italian. Zonja vazhdon me krizën e saj ndërsa kapiteni Del Piero, autor i golit ndaj lacialëve shpreh gjithë hidhërimin e tij.
"Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë të zhgënjyer për mungesën e fitores në këtë ndeshje.Unë kështu do ta përcaktoja që na mungoi vetëm fitorja sepse mendoj se meritonim më shumë", shpjegon kapiteni i bardhezinjve.
"Duhet të përmirësohemi edhe më shumë dhe të kërkojmë të arrijmë deri te fitorja. Ne kemi detyrën që të mendojmë pozitivisht dhe se i kemi të gjitha mjetet për të bërë mirë dhe për të marrë fitore.Ne nuk lëshojmë dhe do të fillojmë të ringrihemi", ka shtuar Del Piero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›