Bajerni ultimatum Riberisë: Firmos, ose largohu!
Këtë fakt e bën të ditur bashkëlojtari i tij Ivica Oliç, sipas të cilit futbollisti francez nuk ka reaguar deri më tani. “Riberi ka pasur disa probleme në fillim të sezonit me teknikun Luis van Gal. Drejtuesit e klubit i kanë dhënë një ultimatum atij, ose të rinovojë kontratën deri në muajin mars, në të kundërt ai nuk do të jetë më në planet e trajnerit”, deklaron Oliç. Personalisht kroati Oliç mendon se, Riberi është më lart se holandezi Roben. Gjithashtu, ai ka folur edhe për filozofinë e teknikut holandez të Bajernit, Van Gal.“Ai është një trajner i çuditshëm. Ne analizojmë çdo ndeshje, dhe në praktikë duhet të duhet të japim 100 për qind për tu përfshirë në formacionin e tij”, deklaron Oliç.