Robi Kin huazohet te Selltiku i Glasgout
Transferimi i kapitenit të "gjelave" në drejtim të kampionatit skocez ishte edhe më i rëndësishmi i ditës së fundit të merkatos së dimrit. Megjithëse mbante shiritin e kapitenit, Robi Kin e ka pasur të vështirë ta nisë çdo ndeshje që nga minuta e parë.Transferimi i tij tek Selltiku është parë pozitivisht, pasi mendohet që aty Robi Kin të ketë më shumë hapësira për tu aktivizuar.