Ksavi: Madrilenët duan të përbaltin fitoret e Barçës
Barcelona fitoi minimalisht kundër Gijonit falë golit të shënuar nga Pedro, i dyshuar si pozicion jashtë loje. Në një deklaratë për televizionin TV3, Ksavi përveçse e cilëson golin të rregullt, por hedh “shigjetat” në drejtim të Realit duke e cilësuar atë si të përkrahurin e arbitrave. “Në Madrid kërkojnë të hedhin baltë ndaj nesh. Goli i Pedros ishte absolutisht i rregullt, për më tepër që nuk është akorduar një penallti e Zllatan Ibrahimoviçit, dhe për këtë nuk ka folur asnjë. E vërteta është se Reali ndodhet pesë pikë poshtë Barcelonës, dhe gjërat nuk po shkojnë mbarë në kryeqytet”, deklaron i irrituar mesfushori kampion i Evropës dhe më gjerë.