Del Piero: Më mungon një Europian

Alesandro del Piero ka fituar gjithcka gjatë karrierës së tij të gjatë, por sulmuesit 33-vjecar i mungon në arkivin e tij, pikërisht trofeu i Kampionatit Europian. Ylli i Juventusit e ëndërron të fitojë titullin e kampionit të Europës, si shpërblim të karrierës së tij 15-vjecare me "Zonjën e Vjetër". 560 ndeshje dhe 241 gola flasin shumë për kampionin e Botës, i cili ishte ndër të vetmit që i qëndroi besniki Juventusit, kur skuadra torineze ra në Serinë B. Euro 2008 është dhe shansi i fundit për kampionin e madh për të qenë pjesë e "axurrëve".