Lacio e re, nis nga Igli Tare

Lacio e sezonit 2008-2009 nis nga Igli Tare. Dhe këtë e thotë gazeta italiane "Il Messaggero". Sulmuesi 35-vjecar, kontrata e të cilit përfundoi bashkë me sezonin, është kthyer në "dashurinë" e presidentit lacial, Klaudio Lotito, i cili rikonfirmoi edhe për dy sezone të tjerë ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare.
Palët kanë rënë dakord, ndërkohë që Igli Tare do të posedojë së shpejti një pasaportë komunitare falë bashkëshortes së tij gjermane.
Presidenti Lotito beson shumë te eksperienca e gjatë futbollistike e ndërkombëtare e veteranit shqiptar. Tare, i cili ka luajtur për fanella të klubeve italiane e gjermane, do të shërbej si një model për të rinjtë, pasi sulmuesi me grintën e tij ka qenë frymëzim për bashkësinë bardhekaltër.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, gjeti shumë pak hapësira sezonin e kaluar në formacionin e Delio Rosit, përkundër aktivizimit të shumtë të Valon Behramit.
Tare, i cili më parë ka luajtur me Breshian e Bolonjën në Itali. Vlerësohet për karakterin e tij, që shfaqet edhe në pak minuta aktivizim.