Rayan Babel, lamtumirë Euro 2008

Sulmuesi holandez Ryan Babel është i pari lojtar që i jep lamtumirën Kampionatit Europian. Sipas komunikatës së Federatës Holandeze të Futbollit, Babel pësoi një dëmtim në gju gjatë stërvitjes. Holanda ndodhet në grupin C së bashku me Francën, Italinë e Rumaninë. Ndeshje e parë për formacionin e Marko van Bastenit është ajo kundër Italisë, më 9 qershor në Bernë.