E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008 në dyshim për Hamit Altintop

Fantazisti i Kombëtares turke, Hamit Altintop mund të jetë futbollisti i parë që do t'i japë lamtumirën finaleve Euro 2008. Legjionari 25-vjecar i Bajernit të Munihut pati probleme me muskujt e barkut në stërvitjen e ditës së premte dhe po trajtohet nga mjeku i Bajernit, Hans-Wilhelm Myller. Pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë kundër Portugalisë, më 7 qershor është në dyshim. Altintop u rikthye pas dy muajsh rikuperimi në ndeshjen kundër Uruguait (2-3) dhe u zvëndësua në fitoren e Turqisë, kundër Finlandës (2-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›