E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilic: Femrat? Futbolli eshte me i bukur

Sllaven Bilic ka thene se ka shume besim te Kroacia e tij ne ndeshjen e pare kunder Austrise dhe se i ka zgjedhur 11 lojtaret titullare per ndeshjen e pare te grupit B qe do te luhet sot ne Vjene. Perpara se te nisej per ne kryeqytetin austriak pasditen e se shtunes, Bilic ka thene se do t'i besoje te njejtin formacion si dhe miqesoret e fundit kunder Moldavise dhe Hungarise. Ja pra edhe formacioni i mundshem i kampit kroat ne "Ernst Happel Stadion": Stipe Pletikosa; Vedran Corluka, Robert Kovac, Josip Šimunic, Danijel Pranjic; Darijo Srna, Niko Kovac (c), Luka Modric, Niko Kranjcar; Mladen Petric, Ivica Olic. Kapiteni i perfaqesueses kroate do te jete Niko Kovac. Me pas, Bilic ka komentuar: "Eshte nje klime fantastike, por tensioni po rritet, nje tension pozitiv. Te jeni te bindur se do te japim gjithcka qe mundemi; do te jemi nje skuader e forte. Do luajme me mire sesa Austria, duke qene se jemi te afte ta kontrollojme ndeshjen. Si ne Formula 1, ne nisje e mire eshte shume e rendesishme ne ndeshjen e pare. Me gjithe respektin qe kam per femrat, futbollit eshte gjeja me e bukur ne kete bote", thote Sllaven Bilic, trajneri i Kroacise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›