Sheshi "Nene Tereza" si do te shnderrohet
Luljeta Ndoka
Sheshi "Nene Tereza" pritet qe te kthehet nje nder vendet me te bukura dhe clodhese per te gjithe qytetaret e Tiranes. Projekti per shnderrimin e tij eshte teper ambicioz dhe synon kthimin e sheshit para korpusit qendror ne nje vend clodhes dhe larg zhurmes dhe ndotjes. Keshilli i Rregullimit te Territorit te Tiranes, me vendimin e djeshem ne lidhje me kete shesh, i hapi rrugen nisjes se procedurave per rigjallerimin e ketij sheshi te amortizuar tashme, qe nga pllakat, te shatervani jofunksional dhe te gjitha elementet e tjera. Keshtu, KRRT-ja miratoi platformen e konkursit nderkombetar per projektin e rigjallerimit te sheshit "Nene Tereza", por edhe sheshit "Italia".
Projekti
Sikurse ka ndodhur edhe me sheshin "Skenderbej", edhe per ate "Nene Tereza", shnderrimi do te behet pas perzgjedhjes se firmes fituese me ane te nje konkursi nderkombetar. Paraprakisht, propozimet per kete shesh kane qene qe te kthehet ne nje vend per kembesoret. "Kjo zone eshte me teper per trafik rrugor. Sugjerojme qe kete hapesire t'ua kthejme njerezve, ndersa kesaj pjese t'i kthejme identitetin e nje "Campus"-i Universitar", jane shprehur disa arkitekte holandeze para disa kohesh, teksa kane parashtruar propozimet e tyre per rigjallerimin e sheshit "Nene Tereza". Gjithashtu, ata kane sugjeruar qe ne kete zone te mos behen ndertime me te larta se 7 kate. Gjithashtu, ata nuk e kane perjashtuar idene qe te ndertohen parkime ne sheshin perpara Korpusit te Universitetit. Ndersa per sheshin te stadiumi "Qemal Stafa", ekspertet kane deklaruar se hotel "Sheraton" e ka prishur simetrine e sheshit te te gjithe Korpusit Universitar. Megjithate, si zgjidhje eshte sugjeruar ngritja e nje ndertese te re te trete te larte, si nje forme balancimi.
KRRT
Ajo cka Keshilli i Rregullimit te Territorit vendosi dje, lidhet me hapjen e rruges per konkursin nderkombetar per sheshin "Nene Tereza" dhe sheshin "Italia". Ne mbledhjen e radhes te zhvilluar dje, ky keshill ka miratuar nje sere projektesh te propozuara nga Bashkia e Tiranes, si dhe 31 leje ndertimi dhe 13 leje shesh ndertimi dhe disa legalizime. Disa nga projektet e shqyrtuara ne KRRT lidhet me projektin teknik per rikualifikimin urban per rrugen "Lord Bajroni", rikualifikimin urban te bllokut te Shallvareve, i cili kufizohet nga rruget "Deshmoret e 4 Shkurtit", "Bulevardi Zhan D'ark", rruga "Sami Frasheri" dhe rruga "Myslym Shyri". Gjithashtu, dje u miratua edhe projekti per nderhyrje ne infrastrukturen e dy blloqeve te banimit perkatesisht ne bllokun nr. 61 dhe bllokun nr. 31.
Dy shkolla te reja ne kryeqytet
Keshilli i Rregullimit te Territorit vendosi gjithashtu ne mbledhjen e djeshme qe te miratoje kerkese per miratimin e projektit te zbatimit per ndertimin e shkolles se mesme te pergjithshme ne rrugen "Irfan Tomini". Pervec kesaj shkolle, nisur nga kerkesat e shumta, pritet edhe ndertimi i nje shkolle tjeter, po te mesme te pergjithshme. Behet fjale per ndertimin e saj te zona e quajtur "Bregu i Lumit", projekt-zbatimi i se ciles mori miratimin e te gjithe anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit.