Mikael Balak: Te karikuar kunder Polonise
Kapiteni i perfaqesueses gjermane, Mikael Balak, ka siguruar tifozerine se skuadra eshte e gatshme per ndeshjen e dites se diel kunder Polonise. "Ne jemi mjaft te karikuar, qe te dielen te triumfojme ndaj Polonise, por dime gjithashtu qe edhe tifozet tane jane po aq te karikuar sa edhe ne, eshte shprehur kapiteni i Kombetares gjermane. Ndeshja e pare e nje turneu eshte shume e rendesishme per cdo skuader. Ajo tregon gjendjen ne te cilen ndodhesh, si nga ana fizike, ashtu edhe ajo taktike. Keshtu qe, megjithese kemi mjaft besim ne kualitetin tone, nuk duhet te shperqendrohemi ne asnje moment. Ne nje turne te tille, e rendesishme eshte te tregosh agresivitet qe ne fillim". Per Mikael Balak, rolet per kete ndeshje jane me se te qarta. "Forma dhe niveli yne na bejne te ndihemi optimiste. Synimi qe kemi eshte mjaft i qarte, te shkojme sa me larg ne kete Evropian", theksoi 31-vjecari Balak. Gjermania eshte nje nder favoritet e turneut dhe shume specialiste besojne se Mannschaft do te dije te triumfoje ne finalen e Vjenes. Pika e forces e kesaj skuadre eshte pikerisht mesfusha e udhehequr nga kapiteni i saj, Mikael Balak, i cili ka nje rendiment fantastik me perfaqesuesen, duke shenuar 1 gol ne cdo dy takime.