E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero "çmend" Sidnein, tifozët e presin si mbret

SIDNEI- Alesandro Del Piero ka zbarkuar dje në Sidnei, aty ku i është rezervuar një pritje prej mbreti nga tifozët australianë. 

Qindra vetë, shumë prej të cilëve me fanelën e Juventusit, kishin dalë për të pritur ishkapitenin e "Zonjës së Vjetër", duke i rezervuar kore pafund dhe një admirim vërtet të jashtëzakonshëm. 

Shumë prej tifozëve kanë qenë të komunitetit italian në Sidneit, skuadër ku Del Piero do të luajë për dy sezone. "Nuk kam ardhur këtu për të mbyllur karrierën time, por për të nisur një aventurë të re. Dua të fitoj akoma", ka thënë Del Piero, duke rritur entuziazmin. 

Më pas, ai është prezantuar me fanelën e Sidney FC, duke mbajtur në qafë një shall të kësaj skuadre dhe një kangur prej pellushi të verdhë, simbol i australianëve.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›