Muça kundër kurtheve të Karishikut17-herë kampionët e Shqipërisë vijnë në përballjen me Apoloninë pas dy humbjeve rresht në derbit e kryeqytetit, ku ajo me Partizanin i kushtoi edhe vetëlargimin e detyruar Zlatko Daliçit, trajnerit të fundit kr

Shkëlqim Muça, trajneri i ri i Dinamos, është para një testi besimi në sfidën e tij të parë para tifozëve të kampionëve në fuqi, jo vetëm për të dëshmuar aftësitë e tij si një trajner me mentalitet kampioni (ka fituar tri tituj me Tiranën), por dhe për ta ndalur “galopimin” madhështor të Apolonisë, që zbret nga ana e saj në kryeqytet pas katër fitoreve rresht.
17-herë kampionët e Shqipërisë vijnë në përballjen me Apoloninë pas dy humbjeve rresht në derbit e kryeqytetit, ku ajo me Partizanin i kushtoi edhe vetëlargimin e detyruar Zlatko Daliçit, trajnerit të fundit kroat që kishte mundur të mbijetonte në kampionatit shqiptar.
Dinamo-Apolonia është një sfidë shumë tërheqëse në letër, pasi përballen përveç shkollës shqiptare të futbollit, dhe dy nga më të mëdhatë e Ballkanit. Dinamo ka nuanca kroate, ndërsa Apolonia ka një ngjyrim serb, pasi përveç trajnerit Esad Karishik të fierakët luajnë edhe gjashtë futbollistë serb, të cilët janë dhe çelësi i suksesit të këtij ekipi.
Portieri elbasans i Dinamos, Elvis Kotori në prononcimin e tij për shtyp vlerësoi aftësitë e Shkëlqim Muçës s’i trajner. “Është trajner i mirënjohur dhe i sprovuar në futbollin shqiptar. Grupi ynë ka besim se debutimi i Muçës do të jetë i suksesshëm. Një rezultat tjetër negativ do të ishte fatal për ne. Ardhja e tij shihet si një mundësi për të marrë titullin kampion”.
Dinamo ndodhet tetë pikë larg Vllaznisë dhe shtatë ndaj Tiranës së vendit të dytë. Për sfidën kundër Apolonisë te Dinamo do të mungojë kapiteni Pisha (i dëmtuar), por dhe shqiptaro-kroati Pllumb Jusufi (ndodhet në spital për shkak të operacionit në apandesit).
E Premte, 13 Shkurt 2009