E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero do të luaj eshe pas Juventusit

Sulmuesi Alessandro Del Piero nuk do të pensionohet pasi të ndërpren lidhjet me Juventusin. Kapiteni i Bianconerëve, 36 vjeç do të braktis klubin në fund të këtij sezoni pas përfundimit të kontratës së tij më 2012.

Një numër i klubeve përfshirë rivalin Milan spekulohet se janë të interesuara për shërbimet e ish reprezentuesit italian i cili ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdon prezencën e tij në fushë.

“E ardhmja ime nga Juventus e më tutje do të jetë si futbollist, e më pas do të kem kohë” tha Del Piero për TG1. “Tani për tani jam i përqendruar në të tashmen por mund të konfirmoj se do të vazhdoj të luaj futboll” u shpreh ai. Del Piero ka fituar statusin e legjendës në Juventus ku është bërë golashënuesi më i mirë në histori të gjigantit torinez, ku erdhi nga Padova më 1993.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›