E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet Napoli-Juventus

Kryendeshja e xhiros së dhjetë në Serie A, Napoli-Juventus e caktuar të zhvillohet të dielën mbrëma në Stadio San Paolo është shtyrë.

Vendimi u mor të dielën në mëngjes pas një takimi emergjent në prefekturën e Napolit ku u vlerësua se nuk mund të garantohet siguria e tifozëve meqë disa hapësira rreth stadiumit janë goditur nga vërshimet.

Të reshurat e mëdha të shiut në Itali më herët kishte shtyrë ndeshjen mes Genoas dhe Interit por gjashtë takimet e tjera të Serie A do të zhvillohen sipas planit. Juventus aktualisht kryeson në Serie A me 19 pikë ndërsa Napoli është i gjashti, me pesë pikë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›