Vit i suksesshëm për Realin

Por, gjiganti madrilen ka treguar shenja se është më afër katalanëve këtë vit derisa aktualisht kryesojnë në La Liga, para ndeshjes me Osasunan të dielën në Santiago Bernabeu. Ronaldo në mesjavë arriti në kuotën e 100 golave për Realin pas vetëm dy vitesh në kryeqytetin spanjoll. Por, ai është i gatshëm t’i lë anash arritjet personale duke u përqendruar në sigurimin e suksesit kolektiv në Madrid.
“Kurrë nuk kam pritur të arrijë 100 gola kaq shpejt dhe dua të falenderoj bashkëlojtarët dhe trajnerin” tha Ronaldo për AS. “Fitimi i qmimeve është shumë i mirë por gjëja më e rëndësishme janë titujt me ekipin. Qmimet individuale janë po ashtu për grupin, sigurisht, por së bashku ne do të luftojmë për gjithqka. Tani vjen pjesa e vështirë. Por, mendoj se do të jetë një vit i suksesit të përbashkët dhe do të fitojmë tituj të rëndësishëm” përfundoi ai.