Del Piero, gati rikthimi: Mezi pres të luaj!
“Ndihem mirë dhe po stërvitem fort që të jem gati për trajnerin në ndeshjen e radhës. Këtë vit nuk kam luajtur fare dhe mezi pres ta bëj një gjë të tillë, pres me padurim të zbres në fushë. Ndeshja me Interin në dhjetor? Nuk duhet të mendojmë vetëm për një ndeshje, por për vazhdimësinë”, u shpreh Del Piero.
Sipas tij, skuadra ka aftësi dhe duhet të mëndojë për t’i marrë ndeshjet njëra pas tjetrës. “Nëse ia dalim të fitojmë me Interin dhe të pastaj të zhgënjëjmë në takimet e tjera, atëherë kjo nuk do të kishte asnjë vlerë”, shtoi 35-vjeçari.
Kapiteni bardhezi e di që nuk e ka vendin e sigurt në formacion, megjithatë, është gati të përballojë konkurrencën me shokët e repartit: “Është më mirë kështu – shtoi Ale – shpresojmë ta vëmë trajnerin në vështirësi për të bërë zgjedhjet e tij dhe të luajmë sa më shumë ndeshje në kampionat, Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Italisë, në mënyrë që të ketë sa më shumë hapësirë për të gjithë”.