E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Piero i jep fund pritjes, gati rikthimi

Sot ai mbush 35 vjet dhe ka vendosur ta festojë përvjetotin me një vieo për tifozët juventinë. “Jam gati për të rifilluar, pritja ishte e gjatë, por dita-ditës po rifitoj formën dhe shpejt do të jem gati të luaj. Kam ende një të ardhme përpara, dua të shënoj dhe të dihmoj skuadrën. Do të jem më i fortë se më parë”, thotë sulmuesi italian në videon e posuar në faqen e tij në internet.

Rikthimi i kapitenit është parashikuar pas ndërprerjes së kampionatit, kundër Udinezes. Trajneri Ferrara, megjithatë, nuk do të nxitohet: “Nuk nxitohemi. Del Piero do të zbresë në fushë kur të jetë në maksimumin e formës”. Ndeshja e fundit e italianit është ajo me Bolonjën, ku luajti vetëm dhjetë minutat e fundit. Dhe ai sheh drejt përballjes me Interin më 5 dhjetor.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›