E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Po shqyrtohet padia ndaj Mediut

"Kallëzimi penal i depozituar në organin e prokurorisë në ngarkim të Fatmir Mediu është  aktualisht në fazën e shqyrtimit. Prokuroria ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për çështjen", thanë burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme.

Po sot, një përfaqësues i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme priti në një takim disa nga familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit pas një  proteste, që ata zhvilluan para Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkuan që çështja e ngritur prej tyre të mos lihej në haresë.

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit depozituan disa ditë më parë një kallzim penal ndaj Mediut, duke e akuzuar atë për "shpërdorim të detyrës" gjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes, lidhur me ngjarjen e Gërdecit.   

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›