E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero mbyll karrierën me Juven në 2011-ën

Kontrata aktuale e ikonës së Juventusit, Alessandro Del Piero, përfundon në vitin 2010, mirëpo sipas njoftimeve të fundit 34-vjeçari do të qëndrojë në skuadër edhe një vit më shumë.
"Sky Sport 24" njofton se menaxherët e klubit janë duke menduar për vazhdimin e kontratës së kapitenit legjendar dhe gjithçka pritet të zgjidhet shumë shpejt.
Vazhdimi i kontratës edhe për një vit, do ta shihte Del Pieron duke luajtur me fanellën bardhezi deri në vitin 2011, dhe pas kësaj do t'i japë fund qëndrimit 18 vjeçar te Zonja e Vjetër, ndërsa ai mund të luajë në Ligën Amerikane të futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›