E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija kozmike "Endeavour" lëshohet në hapësirë

Marrin fund peripecitë e anijes kozmike "Endeavour" e cila është lëshuar në hapësirë nga NASA pas disa ditësh shtyrje të këtij procesi. Disa tentuan shkencëtarët të nisnin nga toka kapsulën drejt orbitës. "Endeavour" ka prekur orbitën e planetit pas lëshimit dhe pasi më në fund gjithcka shkoi sipas parashikimeve. Dy serbatorët që nevojiteshin vetëm për shkëputjen nga Toka të anijes kozmike, jane ndarë pak sekonda pasi anija u nis, ndërsa bashkimi me Stacionin Nderkombëtar Hapësinor eshte parashikuar për në orën 19:55 të ditës së premte me orën tonëe lokale. Misioni i anijes do të zgjase 16 ditë dhe parashikon 5 dalje në hapësirë. Mes objektivave kryesorë të këtij misioni është montimi i pjesës së tretë të laboratorit japonez Kibo. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për gjithësinë, NASA, më në fund arriti të lancojë me sukses anijen Endevur nga Qendra Kozmike Kenedi, në Florida. Anija me në bord 7 anëtarë të ekuipazhit, u nis për në gjithësi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mëkurës, pasi ishte shtyrë pesë herë lançimi i saj për shkak të disa problemeve teknike dhe motit jo të favorshëm. Lëshimi në hapësirë u shënua në prag të 40 vjetorit, të hapit të parë të njeriut në Hënë, të ndërmarë nga kozmonauti amerikan, Nil Armstrong. Misioni do të ndihmojë astronautët dhe shkencëtarët në instalimin e një platforme të jashtme eksperimentale në stacionin ndërkombëtar hapësinor. Stacioni orbital gjendet më shumë se 220 kilometra lart Tokës dhe ka qenë në ndërtim e sipër për më shumë se një dekadë. Duke përfshirë edhe misionin "Endevur" NASA ka edhe tetë fluturime hapësinore për të kompletuar në mënyrë që të përfundohet projekti i 16 vendeve prej 100 miliard dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›